LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi falenderon të gjithë ata që apeluan për regjistrimin

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, përmes një postimi në profilin e tij në FB ka falenderuar të gjithë ata që dhanë kontribut në regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut, shkruan TOP24.

Grubi në postimin e tij shkruan se “Shpreh mirënjohje dhe faleminderim ndaj të gjithë personaliteteve politike, mediatike dhe shoqërore që me mesazhet e tyre inkurajuese kontribuan për realizimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, në veçanti për regjistrimin e mërgatës sonë.
Përmes fushatës së realizuar arritëm që bashkë të përcjellim rëndësinë dhe seriozitetin e këtij procesi tek bashkëatdhetarët tanë në mërgim, por edhe qytetarët në vendin tonë”.

 

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close