
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke folur mbi tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës tha se Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekti më i interesuar për zbardhjen e këtij rasti.
Ai shtoi se javë më parë kanë kontaktuar me institucionet relevante për të mësuar se deri ku ka arritur procedura.
“BDI-ja është më e interesuar se askush tjetër, që të zbardhet e vërteta e rastit spitali i Tetovës. Duhet të zbardhet kjo e vërtetë, më së paku të rehatohen familjet e të ndjerëve. Nëse ka përgjegjësi individuale le të ketë”, tha Grubi.



