Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij ka njoftuar se kanë përfunduar punimet rreth ndërtimit të poliklinikës në Saraj respektivisht parkingut, me çka përmbyllen aktivitetet për vënionen në funksion të kësaj poliklinike, shkruan Top24
Ashtu siç edhe premtuam para 5 ditëve, ja dhe përfundimi i asfaltimit të parkingut dhe zonës përreth Poliklinikës së re në Saraj nga aneksi i kontratës së nënshkruar që nuk ishte paraparë në projektin bazë.
Me këtë, përfundojnë të gjitha punimet për vendosjen në funksion të Poliklinikës në Saraj, që do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Tashmë objekti do t‘i dorëzohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtëpisë së Shëndetit për t’i vendosur të gjitha pajisjet e siguruara.