LajmeRajonTopLajm

Gruaja dhe vajza 6 vjeçare e Albin Kurtit ishin pjesë e panelit të SYMI 2020, a u fsheh kjo nga qeveria?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në vizitë zyrtare në Greqi.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti ka udhëtuar për në Athinë që nga data 8 korrik, ku më 9 korrik ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë, ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht Kurti po merr pjesë në Simpoziumin SYMI, shkruan lajmi.net.

Kryeziu ka thënë se Kurti ka marrë pjesë në këto organizime edhe gjatë viteve të kaluara, duke shfaqur  edhe disa postime të mëhershme të Kurtit gjatë vizitave në vitet e kaluara.

“Sivjet është hera e katërt që kryeministri Kurti po merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar, sikurse sivjet, simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e Kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Bashkëshortja e Kurtit, kishte marrë pjesë bashkë me të në Simpoziumin SYMI edhe gjatë vitit 2020, por që ajo nuk është parë në fotografitë e postuara gjatë atij viti. Kryeziu në anën tjetër ka thënë se këtë vit bashkëshortja e Kurtit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit, por nuk ka bërë të ditur nëse ajo ka qenë e angazhuar edhe gjatë viteve të kaluara në këto organizime.

Në një foto të vitit 2020, në njërin nga panelet e Simpoziumit SYMI, Kurti shihet me bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël, ndërsa nuk dihet në çfarë cilësie kanë marrë pjesë bashkëshortja dhe vajza në atë panel.

Vizita e sivjetme e Kurtit në Greqi është kritikuar mjaft shumë, duke marrë parasysh helmimin e mbi 1500 qytetarëve nga uji i pijshëm në Komunën e Deçanit dhe reagimin e vonshëm të Qeverisë. /Lajmi.net/

Related Articles

Back to top button
Close
Close