BotaLajmeTopLajm

Greqia vendos ti hapë kufijtë për turistët e huaj

Turistët e huaj që janë vaksinuar kundër COVID – 19 , janë shëruar apo edhe testohen negativisht para nisjes mund të hyjnë në Greqi që nga 14 maji , njoftoi ministri i Turizmit , Harris Theocracis. 

Qeveria greke shpreson që situata epidemiologjike do të lejojë që masat kufizuese në të gjithë vendin të lehtësohen progresivisht përpara kësaj kohe , shkruan Euronews .

” Të gjithë turistët mund t’i nënshtrohen testeve të rastit , në të njëjtën mënyrë si vitin e kaluar . Sidoqoftë , një ndryshim i rëndësishëm krahasuar me vitin e kaluar është testi i shpejtë , falë të cilit karantina për raste pozitive do të fillojë menjëherë , dhe jo 24 orë më vonë si në vitin 2020 ” , shtoi ai .

Ai gjithashtu tha se kostot mjekësore të turistëve COVID – 19 do të përballohen nga shteti grek por theksoi se ” ajo që vlen për qytetarët grekë , do të zbatohet për turistët ” duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të maskave të fytyrës në vendet publike ” Unë theksoj megjithatë , se të gjitha datat e hapjes dhe treguese dhe mund të ndryshojnë , në varësi të zhvillimeve , ” theksoi Theocracis .

Një shtetrrethim gjatë natës aktualisht është në të gjithë Greqinë , masa të tjera varen nga situata epidemiologjike e zonës , por përfshijnë mbylljen e dyqaneve jo – thelbësore , ndalimin e udhëtimit midis pjesëve të ndryshme të vendit dhe kufizimet në tubimet publike.

Njoftimi nga Athina erdhi një ditë pasi Qipro njoftoi se do të lejojë Britanikët e vaksinuar të vizitojnë ishullin nga 1 maji.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close