Teknologji

Evropa kërkon të bëhet lider në prodhimin e çipeve elektronike

Unioni dëshiron që 20 % e këtyre çipeve të prodhohen brenda Bashkimit Evropian deri më 2030 , shifra të cilat aktualisht janë në nivelet e 10 %.

Objektivi i vendosur vjen në një kohë kur industria ka dështuar të përballet me kërkesën . Aktualisht janë dy kompani të cilat dominojnë botërisht : kompania Tajvaneze TSMC dhe Koreano – Jugore Samsung . Këto dy kompani janë të vetmet të afta të prodhojnë çipe me teknologji të fundit .

Komisioni Evropian ka vendosur një objektiv ambicioz për të rritur prodhimin e çipeve kompjuterike deri në fund të kësaj dekade . Evropa ka pasur një industri të prodhimit të çipeve të shëndoshë . Ndërsa Holanda është shtëpia e NXP Semiconductors dhe Gjermania është baza e Infineon Technologies , të tjerët kanë dërguar jashtë Evropës prodhimin . Ndërtimi i nje fabrike kushton të paktën 20 miliarde dollarë .

Kostot me gjeneratat e fundit të çipeve janë rritur. Komisioni Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për ndërtimin e fabrikave të reja të cilat shihen si një investim shumë i rëndësishëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close