
I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për misione të veçanta, Richard Grenell tha se “retorika e Kurtit kryeministrit të Kosovës duke pretenduar se është afër SHBA-së, është plotësisht e rreme”.
“Mos u mashtroni”, shkroi Grenell në X.
“Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së që është ofruar nga Presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi ai.
Grenell ndër të tjera tha se administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan.



