
Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me rastin e katër vjetorit të marrëveshjes së Washingtonit ka thënë se “ekipi Biden-Harris nuk arriti ta zbatonte atë”.
“Sot katër vite më parë i kemi bashkuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump dhe ata nënshkruan një marrëveshje historike për t’i normalizuar dhe zgjeruar ekonomitë e tyre”, shkroi Grenell
Në rrjetin social X Grenell ka postuar fotografi një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe një tjetër nga nënshkrimi i nënshkrimi i marrëveshjes nga ish – kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Vuçiqi./21Media



