LajmeRajonTopLajm

Grenell jep sinjalet e para të mbështetjes së Vuçiqit në Serbi?

Serbia është pushtuar nga protesta masive prej javësh tashmë dhe mesazhi është dhënë i qartë për presidentin e vendit, Aleksandar Vuçiç: Largohu nga pushteti

Vuçiç në fakt e ka krijuar një aureolë të autokratit rreth vetes, por të rinjtë serbë vijojnë të dergjen rrugëve, në Beograd, por edhe gjetkë.

 

Një protestë e fundit u mbajt të shtunën në mbrëmje në Zrenjanin të Serbisë. Dhjetëra mijëra protestues vërshuan rrugëve. Aksidenti tragjik i stacionit të trenit në Novi Sad, ku mbetën të vrarë 15 persona, mbetet lajtmotivi, me tragjedinë që atashohet ngushtësisht me korrupsionin e lidhur me Vuçiçin.

Mirëpo, teksa është me rëndësi që qytetarët të ngrenë zërin dhe të dëgjohen, aq është edhe një proces demokratik dhe këtë e ka thënë as më pak e as më shumë, por Richard Grenell, Emisari i posaçëm i presidentit Donald Trump për krizat globale.

Grenell, përmes një shkrimi në median sociale X, duket në fakt sikur më shumë rreshtohet nga krahu i Vuçiçit, kur thotë se ata (referuar amerikanëve), nuk i mbështesin ata, të cilët shkelin shtetin ligjor, apo të cilët forcërisht kërkojnë të hyjnë në objekte qeveritare.

Në të kundërt, nëse një popull nuk e pëlqen një ligj, apo një lider, atëherë duhet të punojë për ta ndryshuar atë, por jo t’i jepet dhunës.

 

Bashkëngjitur Grenell ka shpërndarë edhe një video nga protestat masive në Serbi, por në shkrim, thotë se “demokracia duhet të respektohet”.

Ja çfarë shkruan ai në mënyrë integrale:

“Është gjithmonë e rëndësishme të ngrini zërin dhe të dëgjoni.

Por të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore. Procesi demokratik duhet të respektohet.

Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit, ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare.

Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë – por mos përdorni dhunën”.

Fshihet në këto fjalë të Grenell, hija e parë e mbështetjes për Vuçiçin nga administrata Trump? Apo është ky thjesht një reagim personal i tiji, i pa atashuar me punën e administratës?

Me pozitën e re që ka marrë, vështirë të besohet kjo e fundit. Ndërsa, për të parën, duhet pritur ende…

Related Articles

Back to top button
Close
Close