Emisari Presidencial për Misione të Posaçme në kuadër të Administratës Trump, Richard Grenell, ka thurur kritikën e parë si funksionar në drejtim të Qeverisë Kurti.
Ai e ka goditur Glauk Konjufcën, pas deklarimit të kryetarit të Kuvendit lidhur me Administratën Biden. Konjufca tha se Administrata Biden e vendosi Kosovën në pozitë të disfavorshme në raport me Serbinë në dialog, shkruan Insajderi.
“Këta shpenzuan katër vite duke e lavdëruar Joe Biden dhe morën pjesë në konventat dhe festat e tyre. Pse s’ankoheshin më parë?”, deklaroi Grenell.
Konjufca ka thënë se Administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë. Sipas tij, prej vitit 2011, këto dy administrata e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme.
Sipas Konjufcës, gjatë ksaj kohe, Kosovës i kanë ndodhur shumë tema të shtyra nga Serbia, e që e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës.