
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, transmeton Gazeta Metro.
Grenell njoftoi përmes një postimi në Twitter për bisedën e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi. Duke e quajtur mashtrim Gjykatën Speciale nga ana e Bashkimit Evropian, Grenell ka debatuar edhe me një gazetare në Twitter.
“Përshëndetje Valerie. Lexo ndonjë libër. Atë e kanë hetuar ata për 20 vjet. E mbajtën në burg për 2 vjet. E paditën atë sa ishte rrugës për të negociuar me Presidentin Trump më 2020. Ndaloni këto ndjekje politike ndërkombëtare. Ndalni fondet për këto Gjykata Speciale të BE-së, tani!”, ka shkruar Grenell.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1556690916437401600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1556690916437401600%7Ctwgr%5E5f87538292eaae779182dfaec722e414fc56216f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fgrenell-debaton-per-thacin-me-gazetaren-e-new-york-times-ndaloni-keto-ndjekje-politike-nderkombetare%2F



