LajmeSport

Granit Xhaka nervoz pas ndeshjes: Nuk bëmë atë që tha trajneri

Disfata nga Njukasëlli, bëri që Arsenali të minimizojë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Përveç kualitetit, Xhaka beson se skuadrës së tij i munguan “këllqet” në paraqitjen e mbrëmshme.

“Nuk e di pse nuk bëjmë atë që na e kërkon trajneri. Nëse dikush nuk është gati për këtë ndeshje, le të qëndrojë në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha. Nëse je i stresuar, qëndro në bankë ose në shtëpi.

Duhet pasur këllqe për të ardhur dhe për të luajtur këtu. Nuk bëmë atë që tha trajneri”, tha mes tjerash Graniti Xhaka.

Mikel Arteta pranoi shumë kritika mbrëmë, pasi humbi një epërsi prej 5 pikëve në vetëm dy ndeshje, për të lëshuar kështu pozitën e katërt, që sjell kualfikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Duket se lojtarët megjithatë nuk iu kanë bindur urdhrave të tij dhe kanë lëshuar lojën nga dora.

Related Articles

Back to top button
Close
Close