BotaLajme

Bombardime në Lviv, vetëm 15 km larg kufirit me Poloninë

Vijon të jetë tepër e paqëndrueshme situata e sigurisë në rajone të ndryshme të Ukrainës, ndonëse prej javësh luftimet me Rusinë janë përqendruar në lindje të vendit.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së martës në Lviv, vetëm 15 km larg kufirit me Poloninë, i cili më pas la një re të madhe tymi.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se avionët rusë goditën një bazë ushtarake në Lviv, ku mendohet se kishte armatim perëndimor, në ndihmë të ushtrisë vendase.

Ende nuk ka të dhëna nëse ka pasur fatalitete nga ky sulm i rusëve, të cilat në këtë rajon të Ukrainës kanë qenë shumë të pakta që nga nisja e ofensivës.

Ndërkohë, që ndonëse me frikë, jeta po i rikthehet dalëngadalë normalitetit në kryeqytetin e Kievit.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se tashmë është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në të gjitha rajonet e Kievit. Vetëm disa shtëpi në Hostomel, kanë ende probleme me ujin, por kjo si pasojë e mungesës së energjisë dhe jo dëmtimit të linjave./A2CNN

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close