LajmeMaqedoniTopLajm

Granatë 13.6 kilogramësh, u largua nga Liqeni i Dojranit

Pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zoran Pejev, largoi në mënyrë të sigurt një predhë artilerie të paeksploduar me kalibër 100 milimetra dhe peshë 13.6 kilogramë, e cila u gjet në bregun e Liqenit të Dojranit.

Siç njoftojnë nga Drejtoria, predha daton nga Lufta e Parë Botërore dhe ishte e destinuar për një obus M14 (haubicë). Sipas tyre, mjete të tilla të paeksploduara gjenden më së shpeshti në rajonet e Dojranit, Gjevgjelisë, Manastirit dhe Ohrit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close