LajmeRajon

Gorani: Serbët e shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë, duhet ripërkufizim në vija etnike

Opinionisti, Dukagjin Gorani, ka thënë se në shtetin tonë serbët e shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë sepse të tillë janë si shoqëri.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ai u shpreh se për 21 vjet nuk është që s’ka pasur përpjekje e seminare për barazi etnike e për multikulturalitet, dhe se sipas tij, është lodhur edhe bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, por që as ne e as serbët s’e kemi ndërmend të largohemi prej pozicionit tonë identitar.

“Së pari duhet të kalohet nga asociacioni nja 3-4 vjet deri sa të shohim ne edhe bashkësia ndërkombëtare se ai asociacion ose ajo autonomi është e pamundur të funksionojë, dhe më pas gradualisht të nis procesi aty ku ishte dashur të përfundonte gjatë 2017-2018, e ajo është që t’i hyjë procesit të delimitimit ose ripërkufizimit, ashtu që një opsion multietnik dhe i avancuar evropian përfundimisht nuk mund të zbatohet në Ballkan për shkak të shoqërive ballkanike”

Related Articles

Back to top button
Close
Close