
Gjatë diskutimeve për mocionet dhe afatet e paraqitjes së provave, ish-presidenti i Kosovës kërkoi fjalën.
Avokatja e tij, Sophie Menegon, sqaroi se komenti i klientit të saj nuk lidhet drejtpërdrejt me mocionet e paraqitjes së provave.
Gjyqtari i vetëm i seancës, Christoph Gosnell, u shpreh se Thaçit do t’i jepej mundësia të fliste, por më vonë.
Kujtojmë se gjykimi i dytë ndaj tij mund të nisë më herët se sa kishte kërkuar mbrojtja e tij.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka raportuar javë më parë se procesi pritet të fillojë më 15 dhjetor, që është rreth 3 muaj përpara datës së kërkuar nga mbrojtja.
Mbrojtja e Thaçit kishte propozuar që procesi të nisë nga 2 marsi 2026 e tutje, pasi të përfundojë gjyqi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Klankosova.tv



