
Një gjykatë ukrainase dënoi të martën, me nga 11 vjet e gjysmë burgim dy ushtarë rusë të kapur rob për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore. Ky është vendimi i dytë që jepet me akuzën për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt.
Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, të cilët dëgjuan vendimin duke qëndruar në një qeli xhami të përforcuar në gjykatën e qarkut Kotelevska në Ukrainën qendrore, u deklaruan fajtorë javën e kaluar.



