
SHBA, Meksika dhe Kanadaja po bëhen gati të mirëpresin edicionin e parë me 48 skuadra, një edicion gjigand që do të bashkojë kampionë legjendarë, aspirantët e zakonshëm dhe vendet që më në fund do të bëjnë realitet ëndrrën e tyre për të debutuar në kompeticionin më madhor të planetit.
E njohin lavdinë…dhe duan ta përsërisin
Në pragun e historisë…
Menjëherë pas ekipet e përmendura mësipër, shfaqen 3 kombëtare që e njohin më mirë se të gjithë se çfarë do të thotë të jesh një hap larg historisë. Holanda zë një vend të veçantë në historinë e Botërorëve pasi ka zhvilluar 3 finale(1974, 1978 dhe 2010) dhe i ka humbur të gjitha, një rekord që e bën atë skuadrën me më shumë finale të fituara, pa mundur të ngrejë trofeun. Bashkë me Holandën është Suedia, finaliste e Botërorit 1958, turne që vendi skandinav e organizoi vetë. Në atë kohë Suedia arriti në finalen e një turneu që do të kujtohet për shpërthimin e të riut Pele, i pagëzuar si ylli i futbollit botëror. Ajo që e kompleton këtë grup, Kroacia. Një vend që nuk ka as 4 milionë banorë, kombëtarja ballkanase arriti në finalen e Rusi 2018, ndërsa në 2022 u rendit në vendin e tretë.
Podiume që kanë mbetur në kujtesë
Edhe pa arritur të luajnë në finale, disa kombëtare ia dolën të zenë një vend mes më të mirave të botës. SHBA u rendit në vendin e tretë në edicionin e parë të turneut në 1930, ndërsa Austria u pozicionua në të njejtin vend në 1954. Më shumë se një dekadë më pas, Portugalia në Angli 1966 falë spektaklit të legjendës Eusebio u rendit në vendin e tretë. Në shekullin e 21, Turqia ishte zbulimi i Botërorit 2002 dhe Belgjika regjistroi paraqitjen e saj më të mirë me vendin e tretë në Rusi 2018.
Kur një kontinent bëri historinë
Koreja e Jugut dhe Maroku mbajnë një vend të privilegjuar në kujtesën e Botërorëve. Aziatikët u renditën në vendin e katërt në 2002 duke regjistruar paraqitjen më të mirë historike për një kombëtare nga Azia në kompeticion. Ndërsa Maroku u rendit në vendin e katërt në 2022 duke u shndërruar në skuadrën e parë afrikane që arrin në gjysmëfinalen e një botërori.
Barriera e çerekfinaleve
Ka kombëtare që ende nuk kanë mundur të kalojnë barrierën e çerekfinaleve. Meksika ka arritur në këtë raund në 2 raste dhe në të dy rastet ka qenë vend organizator i Kupës së Botës (1970 dhe 1986), ndërsa Kolumbia bëri paraqitjen më të mirë në Brazil 2014. Gana në 2010 ishte shumë pranë arritjes historike si skuadra e parë afrikane gjysmëfinaliste, Senegal arriti në çerekfinale në 2002, Paraguaj iu afrua gjysmëfinaleve në Afrikën e Jugut në 2010 dhe Zvicra nuk e arrin këtë fazë që nga 1954.
1/8 e finaleve, filtri i parë i madh
Për skuadrat e tjera, kalimi i fazës së grupeve dhe arritja në atë me eliminim direkt është një sukses historik më vete.Japonia, Australia, Ekuadori, Algjeria, Arabia Saudite, Egjipti dhe Norvegjia ende po kërkojnë që të kualifikohen në raundet më të avancuara
Objektivi; kalimi i grupit
Skocia, Çekia, Tunizia, Irani, Afrika e Jugut, Haiti, Bregu i Fildishtë, Bosnje Herzegovina, Katari, Zelanda e Re, Iraku, Republica Demokratike e Kongos dhe Panamaja do të luajnë në këtë turne me objektivin për të kaluar për herë të parë grupin. Zgjerimi i turneyt ofron mundësi të reja për kombëtaret e mësuara që të eliminohen që në fazën e grupeve.
Debutuesit që duan të shkruajnë faqen e parë të historisë
Botërori 2026 do të jetë gjithashtu skena e debutimit për disa kombëtare që nuk kanë marrë kurrë pjesë në një fazë finale të një Botërori. Uzbekistani, Jordania, Kepi i Gjelbër dhe Curaçao vijnë në këtë edicion pa një të kaluar botërori në sfond.



