LajmeMaqedoniTopLajm

Gjykata Kushtetuese nuk ka ngritur nismë rreth nismës të Së Majtës

Gjykata Kushtetuese sot nuk ka ngritur procedura me nismë të partive politike E Majta, me të cilën kontestohen pikat 3 dhe 10 nga Udhëzimi për radioshpërndarësit për zgjedhjet lokale për vitin 2025 nr.01-4137/1 nga 26.09.2025, të miratuar nga Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Gjykata në seancën e sotme vlerësoi se është harmonizuar me Kodin zgjedhor

“Udhëzimi në hierarkinë e rregulloreve ligjore është një akt nënligjor. Aktet nënligjore janë të nënshtruara ndaj akteve më të larta, pra dispozitave ligjore. Ky Udhëzim nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrim i dispozitës ligjore. Nëse ASHMAA do të kishte vepruar siç propozon iniciatori i iniciativës në akuza, pra procesverbali do t’u shpërndahej tre partive që kanë grupe parlamentare në pushtet dhe tre partive që janë në opozitë. Në atë rast, ASHMAA do të kishte tejkaluar autoritetin e saj ligjor. Agjencia ishte e detyruar ta miratonte këtë Udhëzim. Ky Udhëzim bazohet në ligj, ka autoritet ligjor dhe në thelb vetëm operacionalizon dispozitën ligjore të nenit 75 f të Kodit Zgjedhor. Kjo do të thotë se nuk ka problem me ligjshmërinë e këtij Udhëzimi”, theksoi këtë pasdite në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Kostadinovski theksoi se kushtetutshmëria e këtij Udhëzimi është një çështje krejtësisht e ndryshme.

Në nismë theksohet se Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale e ka lëshuar udhëzimin me qëllim që t’ua sqarojë mënyrën e pranimit të dispozitave nga Kodi Zgjedhor për shpërndarjen e kohës për Reklamim të Paguar Politik (RPP) për Zgjedhjet lokale, megjithatë e ka bërë arbitrare dhe nuk i  ka përfshirë gë gjitha partitë politike nga pozicioni por vetëm ata të përmendur në pikën 3 të kontestuar të Udhëzimeve. Pretendohet se në këtë mënyrë pamundësohet reklama politike e paguar e partisë “E Majtë” dhe partisë politike ZNAM.

Parashtruesi i nismës i referohet, ndër të tjera edhe nenit 70 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor konform të cilit pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore kanë të drejtë në qasje të barabartë dhe nën kushte të barabarta t’i përdorin të gjitha llojet e raportimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close