
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, pohon se nuk do të komentojë deklaratat dhe veprimet politike. Lidhur me mundësinë interpelancës ndaj gjyqtarit kushtetues, ai tha se Gjykata tashmë ka shpallur zyrtarisht qëndrimin e saj më 13 mars 2025
“Lidhur me të ashtuquajturat interpelanca të gjyqtarëve kushtetues, Gjykata Kushtetuese në mars të këtij viti doli me qëndrimin se “Kushtetuta nuk parashikon asnjë mundësi shkarkimi të një gjyqtari kushtetues as nga dega legjislative as nga ajo ekzekutive” dhe se instituti i “interpelancës” i parashikuar në nenin 72 të Kushtetutës, në asnjë rast nuk vlen dhe nuk mund të zbatohet për gjyqtarët kushtetues”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.



