LajmeMaqedoniRajon

Gjiganti nga Kosova në bisedime serioze për blerjen e fabrikës më të madhe të çimentos në Maqedoninë e Veriut

Kompania kosovare Gitor Shpk, e njohur në Ballkan për tregtinë e xhamit, dhe së fundmi si prodhuesi më i madh i betonit në Prishtinë, pronë e biznesmenit Bledian Ramadani është në bisedime të avancuara për blerjen e një fabrike çimentoje në Maqedoninë e Veriut. Kjo iniciativë vjen pas blerjes së fabrikës së betonit Fitorja Shpk në Prishtinë, duke forcuar më tej pozicionin e Gitorit në tregun e ndërtimit në Kosovë dhe rajon.

 

Fabrika në fjalë, e cila është llogaritet si lokacion strategjik që ka një kapacitet prodhimi mbi 1 milion ton çimento në vit. Kjo do t’i mundësojë tregut kosovarë dhe kompanisë Gitor të ulë varësinë nga importi dhe të sigurojë burime të qëndrueshme për sektorin e ndërtimit, ku tashmë është duke investuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close