BotaLajme

Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE-së

Gjermania dhe Franca paraqitën këtë javë propozime për reformimin e BE, për ta përgatitur atë për anëtarë të rinj. Ekspertë të mbikëqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat.

Raporti i ekspertëve nuk përfaqëson qëndrime zyrtare të miratuara për reformimin e BE-së. Por fakti që ekspertët kanë punuar nën mbikëqyrjen e ministrive të Jashtme gjermane dhe franceze e bën atë një raport të rëndësishëm. Për dokumentin 60-faqesh punuan që nga fillimi i vitit 12 ekspertë ndërkombëtarë institucionesh kërkimore.

Ide për mënyrën dhe ritmet e zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike botërore nuk kanë munguar as më parë. Këtë herë kemi të bëjmë me një iniciativë të përbashkët të fuqive kryesore të BE-së, Gjermanisë dhe Francës për të orientuar debatin për reformimin e Bashkimit Evropian. Ideja se Ballkani Perëndimor dhe ndoshta Ukraina mund të anëtarësohen në BE i bëri bashkë dy shtetet, të cilat kanë pasur pikëpamje të ndryshme në shumë fusha kohët e fundit.

Sekretarja e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Anna Lührmann tha me rastin e publikimit të raportit se “është e qartë se zgjerimi i BE-së është interesin e ne të gjithëve”. “Dhe kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të siguruar që ne si BE të jemi gati për këtë zgjerim.”

Gjermania dhe Franca strukturojnë me raportin diskutimin për reformat institucionale të BE, para apo gjatë anëtarësimit të anëtarëve të rinj. Ekspertët shkruajnë se deri në vitin 2030, BE duhet të jetë i gatshëm për zgjerimin.

Urgjenca në hapat për zgjerimin e BE është theksuar pas hapave prapa në demokraci, në shumë shtete të Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim në BE. Ky fakt i bën këto shtete më të prirura për të pranuar oferta nga vende si Kina dhe Rusia. Lufta në Ukrainë e vuri në tryezë edhe çështjen e nisjes së negociatave të BE me Ukrainën.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close