BotaLajme

Gjermania do ta përkrahë rezolutën e OKB-së për zgjidhje me dy shtete të konfliktit Izrael

Gjermania do ta përkrahë një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, por nuk beson se ka ardhur koha për ta njohur shtetin palestinez, ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë për Reutersin.

“Gjermania do të mbështesë një rezolutë të tillë që thjesht përshkruan status quo-në në të drejtën ndërkombëtare”, ka theksuar zëdhënësi, duke shtuar se Berlini “gjithmonë ka mbështetur një zgjidhje me dy shtete dhe po e kërkon këtë gjatë gjithë kohës”.

“Kancelari sapo përmendi përsëri dy ditë më parë se Gjermania nuk e sheh se ka ardhur koha për njohjen e shtetit palestinez”, ka shtuar zëdhënësi.

Zgjidhja me dy shtete është ide sipas së cilës të dy palët mund të bashkëjetojnë në paqe së bashku me njëra-tjetrën – një shtet palestinez në territorin e pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967, me Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lidhur nga një korridor përmes Izraelit.

Britania, Franca, Kanadaja, Australia dhe Belgjika kanë thënë të gjitha se do të njohin shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë muaj, megjithëse Londra k adeklaruar se mund të tërhiqet nëse Izraeli do të ndërmerrte hapa për lehtësimin e krizës humanitare në Gazë dhe nëse angazhohet për një proces paqeje afatgjatë.

Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht çdo veprim të aleatëve europianë për njohjen e pavarësisë palestineze.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar javën e kaluar se SHBA-ja u ka thënë vendeve të tjera se njohja e një shteti palestinez do të shkaktojë më shumë probleme.

Ata që e shohin njohjen si gjest kryesisht simbolik tregojnë praninë e papërfillshme në terren dhe ndikimin e kufizuar në konfliktin e vendeve si Kina, India, Rusia dhe shumë shtete arabe që e kanë njohur pavarësinë palestineze për dekada të tëra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close