LajmeMaqedoni

Gjenevë e Paris, ja kur do të fillojnë fluturimet në dy linjat e reja ajrore në Aeroportin e Shkupit

Ministria e Transportit sot njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup vendosen edhe dy linja të reja ajrore, respektivisht Shkup-Gjenevë dhe Shkup-Paris (aeroporti Orli).

Këto dy destinacione, citohet në kumtesë, vendosen me kërkesë të diasporës, ndërsa do t’i operojë kompania ajrore Izixhet, me atë që linja Shkup-Paris do të fillojë të operojë nga 2 prilli, ndërsa linja Shkup-Gjenevë nga 3 nëntori, i këtij viti.

Këto dy destinacione janë pjesë e mbështetjes financiare që e mundëson Qeveria përmes Ministrisë së Transportit, ndërsa janë në kuadër të thirrjes së hapur publike për mbështetje për vendosjen e linjave të reja ajrore.

“Do të dëshironim të theksojmë se thirrja publike ende është e hapur dhe në të mund të paraqiten të gjitha linjat ajrore të interesuara të cilat i plotësojnë kriteret e parashikuara me thirrjen”, shtohet në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close