Lajme

Gjenerali amerikan: Ukraina nuk duhet të përdorë armatimin e SHBA-së brenda territorit rus Rusisë

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar prej kohësh Ukrainës që të mos përdorë pajisje ushtarake të ofruara nga SHBA për të kryer sulme brenda territorit rus.

Kështu u shpreh gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley  pas akuzave nga Rusia se ushtria ukrainase përdorte armatime të SHBA-së, shkruan Reuters.

Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, tha se zyra e tij po shqyrtonte imazhet e mediave sociale të automjeteve dhe pajisjeve ushtarake në një inkursion ndërkufitar të hënën nga milicia në rajonin rus të Belgorodit.

“Nuk mund të them me saktësi përfundimtare në këtë moment për ju nëse kjo – dhe unë pashë të njëjtën video – nëse kjo është pajisje e furnizuar nga SHBA apo jo, cila ishte natyra e sulmit, kush i bëri çfarë kujt,” theksoi Milley një konferencë për shtyp në Pentagon.

“Nuk mund ta them me saktësi këtë moment, por mund të them se ne u kemi kërkuar ukrainasve që të mos përdorin pajisjet e furnizuara nga SHBA për sulme të drejtpërdrejta në Rusi”, shtoi ai.

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close