
Duket se situata tashmë po shkon në ujëra të qetë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Keir Starmer i dha lamtumirën Downing Street, e Andy Burnham mori zyrtarisht detyrën si kryeministër.
Kryeministri i sapoemëruar i Britanisë, Andy Burnham, mbajti fjalimin e tij të parë si udhëheqës.
Ai mbërriti në Downing Street paraditen e sotme, duke përshëndetur një turmë mbështetësish që e pritën me duartrokitje ngazëlluese. Ai shtrëngoi duart dhe përqafoi njerëzit që ishin rreshtuar në rrugë.



