LajmeMaqedoniTopLajm

Gjendet trupi i gruas që u hodh në Vardar afër Velesit

Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) bëri të ditur se sot nëpunësit policorë të MPB-së kanë gjetur trupin e një gruaje e cila në natën e Vitit të Ri u hodh në ujërat e lumit Vardar afër Velesit.

“Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Veles informoi se nga Policia – SPB Veles kanë marrë informacion se sot në orën 12:20, në afërsi të urës afër fshatit Koçilari nga ana e nëpunësve të policisë të MPB-së është gjetur trupi i një gruaje e cila më datë 31.12.2022 ( gjysmë ore pas mesnate) u hodh në ujërat e lumit Vardar nga Malo Movçe në zonën qendrore të qytetit në Veles”, informojnë nga QMK në një publikim në rrjetet sociale.

Siç bëjnë të ditur nga QMK, trupi i pajetë është tërhequr në bregun e lumit dhe pritet ekipi nga SPB Veles për ekspertizë në vendin e ngjarjes, pas së cilës do të vijojë procedura për konfirmimin e gjendjes nga mjeku dhe prokurori publik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close