LajmeMaqedoniTopLajm

Gjenden dy persona të zhdukur në Malin Sharr, lëndohet shefi i SPB-Tetovë

Është gjetur alpinisti i cili ishte në kërkim që nga mbrëmë pasi u raportua se ka rënë nga një shkëmb në zonën afër majës së Titos. Alpinisti i cili ka raportuar për aksidentin është gjetur mbrëmë rreth orës 20:00 dhe i njëjti është dërguar në spital rreth orës 3 së bashku me kreun e SPB Tetovë i cili gjithashtu ka pësuar lëndime, njoftuan mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave.

“Janë gjetur dy personat e zhdukur në shpatet e malit Sharr në zonën pranë majës së Titos. Një person, thirrësi i ngjarjes, është gjetur diku pas orës 20:00 dhe nga ana majës së Titos rreth orës tre është dërguar në Kodrën e Diellit, e më pas në spital. Së bashku me të në spital është dërguar edhe shefi i SPB Tetovë, i cili ka pësuar lëndime trupore. Për gjetjen e personit tjetër në vendngjarje është dërguar një ekip i njësisë speciale të MPB-së nga ana tjetër, pra përmes Leshnicës dhe pas disa orësh kanë arritur të lokalizojnë dhe gjejnë personin e dytë i cili ra nga shkëmbi, sipas informacionit në faqen në fejsbuk të QMK-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close