LajmeRajon

Gjenden 30 fëmijë në një banesë, Policia boshnjake arreston tre persona të përfshirë në trafikim

Policia boshnjake ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve.

Sipas mediave të huaja, autoritetet e Bosnjës gjetën 31 fëmijë në një shtëpi në qytetin veriperëndimor të Birčko.

Fëmijët, përfshirë foshnjat, u dërguan në një vend të sigurt, tha policia, ndërsa tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, “trafikim i qenieve njerëzore, trafikim i fëmijëve dhe abuzimi i të miturve.

Në Kroacinë fqinje, autoritetet thanë se gjashtë nga fëmijët e shpëtuar kishin pasaporta kroate, por nuk ishin raportuar më parë të zhdukur.

Hetimi po vijon për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e autorëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close