LajmeMaqedoniOpinion

Gëzim Kadriu: Qëllimi i ASH-së është të bëhet partia e parë në kampin politik shqiptar (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët mbajti Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm, ku delegatët e partisë unanimishtë zgjodhën Arben Taravarin për kryetar të ri.

Kongresi u zhvillua të shtunën në Qendrën për Kulturë në Tetovë.

Gëzim Kadriu, anëtar i kryesisë së degës së ASH-së në Kumanovë dhe anëtar i Kuvendit Qendror, në një intervistë ekskluzive për Open-TV tha se partia e tyre po vendos standarte në politikën e Maqedonisë së Veriut, sidomos në kampin shqiptarë, pasi dr. Ziadin Sela në atmosferë festive ia dorëzoi mandatin dr. Arben Taravarit dhe jo siç ndodh në partitë tjera kur ndërrohen liderët përçahen ose shkatërrohen subjektet politike.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët identifikohet me binomin Ziadin-Arben!

Kadriu theksoi se ASH-ja çdo ditë po vjen duke u rritur me njerëz të profilve të ndryshëm. Ai shtoi se qëllimi i tyre është që Aleanca për Shqiptarët të bëhet partia e parë në kampin shqiptarë.

Hyrja eventuale në Qeveri, sipas Kadriut, nuk është në dorën e kryetarit Arben Taravari. por nëse oferta do të ishte serioze, atëherë do të organizonin referendum brenda organeve të partisë.

Kadriu për Open-TV foli edhe për projektet e ASH-së në planin lokal të realizuar gjatë këtij viti, por edhe programën e vitit 2023.

Ai tha se për një vit sa janë në pushtetin lokal të Kumanovës kanë punuar më shumë se BDI, e cila ka qenë për 16 vite në qeverisje komunale. Programi i punës për vitin 2023 do të jetë shumë i begatshëm për të gjithë qytetarët, e në veçanti për lagjet e banuara me shqiptarë.

Open-TV: Para pak ditësh përfundoi Kongresi i partisë. Si e vlerësoni si proces, ardhjen e kryetaritë të ri?
Gëzim Kadriu
: Më 24 dhjetor Aleanca për Shqiptarët mbajti kongresin e 3-të, të jashtëzakonshëm, ku si kandidat i vetëm për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët  paraqitet prof. dr. Arben Taravari dhe i njëjti zgjidhet kryetar me vota unanime nga delegatët e partisë.

Për sa i përket proçesit të ardhjes së kryetarit të ri Aleanca për Shqiptarët po vendos standarde në politikbërjen e RMV-së, sidomos në bllokun politik shqiptarë. Këto standarde po vendosen falë kryetarit të deritanishëm dr. Ziadin Selës,i cili në një atmosferë festive ia dorëzoi mandatin dr. Arben Taravarit.

Jemi dëshmitar mbarë opinioni, një pjesë e madhe e partive politike shqiptare, kur është ndërruar lideri i tyre ose janë ndarë në dy subjekte politike ose janë përçarë ose kryetarët e atyre partive politike kanë ngelur me dekada deri sa e kanë shkatërruar subjektin politik!

Dr. Ziadin Sela pa e kërkuar askush nga ai dorëheqjen si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, si akt moral i rezultatit të dobët në Komunën e Tetovës me rastin e zgjedhjeve të parakohshme për këshillin komunal në Komunën e Tetovës, jep dorëheqje dhe e dridhë të gjithë skenën politike në Maqedoninë e Veriut!

 

Një veprim të tillë në skenën politike Shqiptare nuk kishte ndodhur asnjëher më parë. Në atë kohë shumë aktivistë kanë qenë kundër këtij vendimi të zotit Sela, por ai ishte i paluhatur në qëndrimet e tija duke argumentuar me faktin që Aleanca për Shqiptarët nuk është pronë e askujt, por është e gjithë shqiptarëve. Dhe, ne jemi të vendosur që ta bëjmë ndryshimin e pushtetit në bllokun politik shqiptarë. Qëllimi ynë është që Aleanca për Shqiptarët të bëhet partia e parë në kampin shqiptarë.

Ziadin Sela gëzon respekt të veçantë nga struktura e ASH-së po aq sa gëzon Arben Taravari. Me një fjali Aleanca për Shqiptarët identifikohet me binomin Ziadin-Arben!

 

Open-TV: Çka do ndryshojë tek ASH, përveç kryetarit. Po flitet për figura të reja?!
Gëzim Kadriu: 
Alenca për Shqiptarët po ndryshon çdo ditë, po rritet çdo ditë dhe po begatohet me figura të reja intelektuale siç janë Profesor Universitarë, Doktor të lëmive të ndryshme, Inxhinier, Arkitekt, Juristë, Ekonomistë, Arsimtarë, Bujq dhe shumë të tjerë.

Open-TV: Është folur shumë për hyrjen e ASH-së në Qeveri. A është vendimi në duart e Taravarit?
Gëzim Kadriu: 
Vendimi eventual për hyrje në qeveri nuk është në dorën e kryetarit Arben Taravarit. Është prononcuar publikisht zoti Taravari, se nëse ASH do të mirrte ofertë serioze për hyrje në qeveri, do të organizonte referendum brenda organeve  partiake ku do të votohej. Nëse do të mirrte dritë jeshile oferta për hyrje në qeveri, atëherë pjesëmarrja në qeveri do të ishte e arsyeshme!

Open-TV: Çfarë agjende e pret ASH-në në planin lokal në vitin 2023?
Gëzim Kadriu: 
Në planin lokal agjenda e ASH-së është me shumë projekte. Ne tani kemi një vit qeverisje në pushtetin lokal në Komunën e Kumanovës. Të gjithë qytetarët kumanovarë janë dëshmitarë se brenda këtij viti kemi arritur të realizojmë shumë projekte në lagjet e banuara me shqiptarë siç janë: Parqe, asfaltim i rrugëve, ujësjellës, kanalizim, bekatonizim i rrugicave, investim në sport. Një shembull për ilustrim është KF Bashkimit, ku viteve të kaluara iu janë ndarë nga 30.000 denar, kurse tani i janë ndarë 565.000 denarë. Investim në kulturë, në shkolla fillore e të mesme. Më shumë se BDI, e cila ka qenë për 16 vite në pushtet lokal, ku Bdi nuk ka arritur për 16 vite të bëjë punë sa kemi arritur ne për 1 vit.

Jemi të vendosur që të punojmë në interes të gjithë qytetarëve, për të dëshmuar se jemi ndryshe nga të tjerët dhe se interesi shoqëror është mbi interesin individual!

Programi i punës për vitin 2023 do të jetë shumë i begatshëm për të gjithë qytetarët, e në veçanti për lagjet e banuara me shqiptarë.

  1. Rikonstruim rrugës Blago Iliev Gune si dhe do të ndërtohen trotuare;

2.Rikonstruim i rrugës JNA si dhe do të ndërtohen trotuare;

3.Asfaltimi i rrugës Mlladin Stojanoviq;

4.Asfaltimi i rrugës Strashko Simonov;

5.Zgjërimi i bulevrardit 3 MUB;

6.Asfaltimi -zgjërimi i rrugës Tregu i Gjelbërt;

7.bekatonizimi i rrugës Vasul Glovinov;

8.Bekatonizimi i rrugës Krste Misirkov;

9.Asfaltimi i rrugës Nikolla Vapcarov;

10.Fillimi i kanalizimit fekal Llopat;

  1. Kiro Fetak kanalizimi fekal;

12.Jane Sandanski ujësjellsi;

13.Bedinje ujësjellsi;

14.Lagja Hasip Jakupi ujësjellsi

15.Lagja Bedinje ujësjellsi;

16.Rikonstruimi i qendrës së qytetit;

17.Transporti publik pa pagesë;

Në kuadër të programës për mirëmbajtje verore do të rregullohen edhe rrugica të tjera, do të përgatiten proekt dokumentacion për Çerdhe, do të aplikohet me projekt në Ministrinë e Arsimit për zgjerimin e shkolles fillore ‘Naim Frashëri’ me 6 klasa të reja, do të përgatitet projekt dokumentacioni për stadiumin ‘JNA’ që të paraqitet teren futballi, teren tenisi dhe teren basketbolli./Open-TV/

Related Articles

Back to top button
Close
Close