LajmeRajonTopLajm

Gërvalla uron Spiropalin për detyrën në krye të MEPJ-së: Çojmë para qëllimet e përbashkëta

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Elisa Spiropalin, duke e uruar këtë të fundit në detyrën e saj të re si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Gërvalla ka uruar se bashkëpunimi i tyre do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

‘‘Urimet më të përzemërta Elisa Spiropali në detyrën e re si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, me bindjen se bashkëpunimi ynë i përditshëm do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet tona dhe do të shërbejë për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta të dy shteteve tona motra dhe të mbarë kombit tonë. Njëherazi, falënderim i sinqertë për Igli Hasani për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin e çmuar gjatë gjithë rrugëtimit në këtë detyrë’’, ka shkruar Gërvalla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close