LajmeMaqedoniTopLajm

Georgievski: VMRO e shiti Gruevskin për një ditë

VMRO-DPMNE e shiti Nikolla Gruevskin për një ditë, prandaj kanë frikë nga kthimi i tij, thotë ish-lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri Ljubço Georgievski.

“Është e qartë se te ata egoja dhe frika nga rikthimi i tij janë më të mëdha. Realisht mendoj se Gruevski nuk i drejton ata. Bëhet fjalë më shumë për një problem real. Megjithatë, unë mendoj se kjo është turp për VMRO-DPMNE-në. Ata njerëz për njëmbëdhjetë vjet betoheshin në emrin e tij. Ajo që më habit është se në VMRO-DPMNE ndaj meje kishte shumë më tepër emocion, një emocion më afatgjatë, sesa ndaj Nikolla Gruevskit. Nikolla Gruevskin e shitën fjalë për fjalë për një ditë”, tha Georgievski për “Racin”.

Ai thotë se edhe pse kjo mund të tingëllojë pak heretike, ai kështu e sheh situatën.

“Kjo është një çështje morale për ata që sot e drejtojnë VMRO-në. Prisni pak, njerëz, Nikolla Gruevski për njëmbëdhjetë vjet ju mbajti në pushtet. Ishit ministra, ishit drejtorë, ishit shefa, ishit gjithçka e gjithfarë. Ai ua dha pushtetin, apo jo?”, thotë Georgievski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close