LajmeRajon

Genc Prelvukaj zgjidhet anëtar i kryesisë së re të PDK-së

Anëtar i kryesisë së re qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është zgjedhur Genc Prelvukaj.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Prelvukaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se me propozim të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, është zgjedhur anëtar i kryesisë së re të partisë.

“Pak minuta më parë, me propozim të kryetarit Krasniqi dhe me miratim të këshillit drejtues, jam zgjedhur anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës. Me këtë rast, ju ftoj të rreshtoheni me PDK-në për t’i dhënë sa më shumë shpirt betejave politike, të cilat janë para nesh!”, ka shkruar Prelvukaj në Facebook.

Këngëtari i njohur Prelvukaj edhe më herët ka qenë pjesë e subjektit politik.

Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur këtë të enjte mbledhjen e radhës me ftesë të kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi, në të cilën, është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

Ndërsa, Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Hamza aktualisht është kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut.

Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti përfundon marsin e ardhshëm.

Lista e plotë e Kryesisë së re të PDK-së:

Memli Krasniqi, Kryetar

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme

Bedri Hamza, Nënkryetar

Uran Ismaili, Nënkryetar

Agim Aliu, Nënkryetar

Shaqir Totaj, Nënkryetar

Besianë Musmurati, Nënkryetare

Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare

Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore

Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje

Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare

Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa

Enver Hoxhaj

Rrahman Rama

Jakup Nura

Sokol Bashota

Evgjeni Thaçi – Dragusha

Nexhat Demaku

Besa Kabashi – Ramaj

Zenun Pajaziti

Valdete Idrizi

Elmi Reçica

Mërgim Lushtaku

Ferat Shala

Fehmi Mujota

Petrit Hajdari

Eliza Hoxha

Ganimete Musliu

Blerta Deliu – Kodra

Ariana Musliu – Shoshi

Floretë Zejnullahu

Blerand Stavileci

Luljeta Veselaj – Gutaj

Muhamet Haliti

Kujtim Gashi

Safete Hadërgjonaj

Genc Prelvukaj

Kurtan Kajtazi

Bekim Azizi

Përparim Gruda

Arben Mustafa

Aurora Osmani – Buca

Arbnora Salihu, Kryetare e RDK

Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza

Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close