LajmeMaqedoniTopLajm

Geer: Sa më shpejtë duhet të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer në një prononcim për media para hapjes së panelit në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, tha se nuk dëshiron të hyjë në debat me afate, por tha se duhet bërë përpjekje maksimale për të arritur qëllimin për hapjen sa më të shpejtë të negociatave.

“Ne jemi absolutisht të vendosur për të ecur përpara, e dimë se është në interesin strategjik të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që këto vende të anëtarësohen në Union dhe presim që procesi të vazhdojë dhe ta shohim Maqedoninë në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Geer.

I pyetur nëse propozimi i ri i presidentit francez Emmanuel Macron ishte një zëvendësim për një dështim të mundshëm të procesit të zgjerimit, Geer tha se Macron dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ishin të qartë.

“Proceset e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten forca kryesore lëvizëse. Nuk ka ndryshime në procesin e zgjerimit dhe e vetmja rrugë është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor. Është një prioritet absolut dhe një rrugë e bazuar në reforma. Prandaj, unë nuk e shoh këtë si ndikim në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE,” tha Geer.

Related Articles

Back to top button
Close
Close