LajmeRajonTopLajm

Gazetari Artan Hoxha; Pas Adriatik Lallës do të burgoset Berisha

Gazetari kujton dhe shprehjen e Llallës, i cili deklaronte se do bënte arrestime në shtatr, duke shtuar se në fakt këtë muaj, të vetmet arrestime që ka bërë ka qenë ai i Hoxhës që është marrë nga studioja e “Opinion”,në 2016-n dhe dënimin e vetes së tij.

– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dënimin e formës së prerë me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili është shpallur në kërkim kombëtar. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se ish-ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, të cilin Llalla e etiketonte si Dini, i kishte dalë borxhit, por ish-kryeprokurori nuk ia ka vënë veshin. Hoxha shton se pas Llallës tashmë dikush tjetër që është shpallur ‘non grata’ si ai pret urdhër-arrestin.

Gazetari kujton dhe shprehjen e Llallës, i cili deklaronte se do bënte arrestime në shtatr, duke shtuar se në fakt këtë muaj, të vetmet arrestime që ka bërë ka qenë ai i Hoxhës që është marrë nga studioja e “Opinion”, në 2016-n dhe dënimin e vetes së tij.

Statusi i plotë:

Te doli borxhit “Doni”…(emri i shkurtuar me te cilin Llalla e etiketonte ne publik ambasadorin amerikan Donald Lu)….Po ti, nuk degjoje nga ai vesh. Sepse ATA, miqte e tu, qe te kishin vene aty, te ferkonin krahet, duke te thene:”Jepi Tiku, sa te jemi ne pas teje, ty nuk te gjen gje”..Por ATA, miqte tu, qe ti beje be e rrufe, se nuk do i arrestoje kurre, tashme nuk te ndihmojne dot. U ka marre ferra uraten dhe jane ne liste pritje. Dikush qe eshte shpallur “non grata” si ty, pret urdher-arrestin si Pinoçeti. Ndersa dikush tjeter, pret ti sjellin statusin “non grata” sapo te dorezoje detyren…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E nise dhe e mbarove mandatin me batuten: “Do bej arrestime ne shtator”….Ne fakt te vetmet arrestime, qe munde te besh ne shtator, jane:1)- une dhe celularet e mi, qe me moret live nga studio e OPINION me 15 shtator 2016 (ne fakt 2 celularet nuk mi keni kthyer edhe pse kane kaluar me shume se 5 vite). 2)- dhe veten tende, me vendim arresti te formes se prere, me 22 shtator 2021…Behu i forte Tiku. Ne fund te fundit, populli yne thote: “Burgu, eshte per burrat”…

Adriatik Llalla është shpallur në kërkim kombëtar. Ai u dënua me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO-së me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste si dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Policia shkoi në shtëpinë e Llallës një ditë më parë, por ish-zyrtari i lartë shqiptar nuk ndodhej aty dhe për këtë arsye u shpall në kërkim kombëtar. Bashkëshortja dhe avokati i Llallës kanë mohuar të kenë dijeni për vendndodhjen e tij, por Dosja.al publikoi një foto një ditë më parë, ku ish-kryeprokurori shihej në Romë, me valixhe në dorë.

(F.m/Dosja.al)

Related Articles

Back to top button
Close
Close