LajmeMaqedoniTopLajm

Gazetarët e Reuters dhe të Tv21 mbahen në stacionin e policor për xhirimin me Dron të protestave në Shkup

Dy gazetarë të Televizionit 21 dhe një gazetar i agjencisë Reuters, shtetas i Republikës së Serbisë, sot në mbrëmje janë marrë dhe janë ndaluar në stacionin policor të Qendrës, pasi me dron po filmonin protestën në sheshin Maqedonia në Shkup.

Protesta u mbajt për shkak të tragjedisë në Koçan, ku 59 persona humbën jetën pas zjarrit në diskotekën Pulse.

Gazetarët u mbajtën në komisariat për më shumë se një orë e gjysmë.

Ministria e Brendshme konfirmon se disa gazetarë janë thirrur në pyetje pasi nuk kanë pasur leje për të filmuar me dron.

Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite ka njoftuar se është ndaluar fluturimi me dron në zonat e Koçanit dhe të Shtipit. Në njoftim nuk thuhet se ndalimi vlen edhe për Shkupin.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e avionëve pa pilot, gjegjësisht dronëve, se Agjencia e Aviacionit Civil ka vendosur ndalimin e çdo operimi me dronë në territorin e qyteteve të Koçanit dhe Shtipit. Funksionimi i paautorizuar dhe i pakoordinuar i këtyre avionëve jo vetëm që rrezikon trafikun ajror, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda në tokë për jetën e personave të tretë duke inicuar procedurë sanksionuese në përputhje me Ligjin e Aviacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close