
“Nikos Siontis njoftoi largimin e tij nga PAS Giannina, por la një dritare të hapur për t’u afruar, në rast se mund të gjejë një investitor për ekipin. Sipas informacioneve, ekziston një interes i fortë nga një biznesmen shqiptar për të investuar në PAS Giannina…”
Kështu e nis artikullin e vetë gazeta greke “Proinos Logos”, e cila thotë se presidenti i ekipit të PAS Janina ka marrë një ofertë nga futbollisti shqiptar Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar, por emri i tij nuk bëhet me dije.
Për më tepër, sipas gazetës “biznesmeni shqiptar” është informuar në detaje rreth borxheve dhe çështjeve të pazgjidhura, si dhe çfarë po ndryshon në Divizionin e Tretë në Greqi, i cili është një kategori amatore.



