
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka deklaruar se tre deputetët e Ziadin Selës do të regjistrohen me emër të rij në kuvend dhe se nuk do të jenë më në kuadër të Frontit Europian. Top24 ka kontaktuar ASH-Sela nga ku theksojnë se kjo nuk është e vërtetë dhe se deri më tani nuk ka asnjë kërkesë të tillë drejtuar kuvendit duke shtuar se për të gjitha veprimet dhe vendimet e ASH-Sela do të njoftohet opinioni në zyrtarisht dhe në kohë, shkruan Top24
“Nuk ka një kërkesë të tillë nga ana jonë drejtuar kryetarit të Kuvendit. Për të gjitha vendimet dhe veprimet tona opinioni do të njoftohet zyrtarisht dhe në kohë.” tha zëdhënësi Arben Zeqiri.



