LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi pret në takim ambasadorin e Italisë, Sh.T. Andrea Silvestri, intergimi i vendit në fokus

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut,Sh.T. Andrea Silvestri, me të cilin  biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike mes Maqedonisë së Veiurt dhe Italisë, ndërsa diskutuan edhe për vazhdimësinë e bashkëpunimit dinamik në kuadër të parlamenteve dhe procesit të integrimit europian të vendit tonë, shkruan Top24

“Shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur që Italia ka ofruar gjatë gjithë procesit të integrimit dhe reformave, si dhe theksova rëndësinë e mirëmbajtjes të këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Meqenëse ambasadori së shpejti do të përfundoj rrugëtimin e tij në Maqedoninë e Veriut, e faleminderova për angazhimin e palodhur dhe i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme.” tha kryeparlamentari Afrim Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close