BotaLajme

Gjermani, CDU bën thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Partia Demokristiane (CDU) përfshin në programin e saj të ri bazë rivendosjen graduale të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në përgjigje të kërcënimit të Rusisë. Në kongresin e partisë në Berlin, delegatët votuan sot heqjen e pezullimit të rekrutimit, i cili u vendos në vitin 2011. Sipas rezolutës përkatëse, për shkak të mungesave të theksuara në forcat e armatosura, CDU është pro kthimit gradual në shërbimin ushtarak, në mënyrë që Moska të marrë mesazhin se Gjermania është e vendosur të mbrohet.

Në planin afatgjatë, megjithatë, synimi mbetet vendosja e shërbimit social 12 muaj për të gjithë, siç u vendos në konferencën e mëparshme të CDU-së. “Ne gradualisht do të tërheqim pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe do ta kthejmë atë në një vit shërbimi të detyrueshëm shoqëror”, theksohet në rezolutën e depozituar nga Rinia e partisë. “Ne jetojmë në një vend i cili, në rast emergjence, nuk mund të mbrohet nga agresioni i jashtëm. Kjo është një situatë e papranueshme. Mbrojtjen e demokracisë sonë nuk duhet t’ia lëmë më parimit të shpresës”, tha kreu i Rinisë Johannes Winkel.

Related Articles

Back to top button
Close
Close