LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi dhe ambasadori Klein biseduan për zgjedhjet lokale, iniciativat rajonale dhe ngjarjet gjeopolitike globale

Zgjedhjet e ardhshme lokale në vend, ngjarjet dhe iniciativat rajonale, si dhe ngjarjet gjeopolitike në Evropë dhe botë, ishin vetëm disa nga temat e takimit të sotëm midis kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, dhe ambasadorit të Hungarisë, Andrash Klein.

Siç informoi Kabineti i Gashit, bashkëbisduaesit u zotuan për intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit në nivel parlamentar në të gjitha nivelet. 

Kryetari Kuvendit shprehu mirënjohje ndaj Hungarisë për mbështetjen e vendit tonë në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian, duke veçuar ndihmën financiare të qeverisë hungareze, e cila po investohet në përmirësimin e infrastrukturës dhe avancimin e projekteve kapitale.

 

Ambasadori Klein falënderoi për takimin dhe i dorëzoi Kryetarit Gashi ftesë nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lalo Kover për Konferencën e kryetarëve të Vendeve të Evropës Juglindore që do të mbahet në Budapest në nëntor.

Kryetari i Kuvendit, Gashi falënderoi për ftesën dhe e veçoi Konferencën si një mundësi për takime dhe shkëmbime pikëpamjesh me homologun e tij hungarez dhe homologët nga Evropa Juglindore, si forum në favor të zhvillimit të bashkëpunimit shumëpalësh dhe dypalësh, si dhe të përparimit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për vendet kandidate.

Related Articles

Back to top button
Close
Close