LajmeSport

Gabriel: Porto është klub me histori në Champions, por ky kompeticion është ëndërr dhe dua ta ndihmoj ekipin tim

Mbrojtësi i Arsenal-it, Gabriel, në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Champions League kundër Portos, sfida e parë e raundit të 1/8-ave, u shpreh se kundërshtarët e tyre kanë eksperiencë në këtë kompeticion, ndaj “The Gunners” do të kenë një ndeshje të vështirë.

“Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e vështirë, me lojtarë të mëdhenj. E dimë që është një skuadër me histori të gjatë në Champions. E dimë sa e vështirë do të jetë ndeshja, por po punojmë dhe jemi gati”-tha fillimisht braziliani.

Megjithatë, më pas ai theksoi se Champions League është një ëndërr për të, ndaj u shpreh se do të japë maksimumin.

“Unë jam duke u rritur, duke punuar çdo ditë me shokët e skuadrës. Nuk është rastësi që jam këtu. Sigurisht që është një ëndërr të luaj në Champions League, por shpresoj se mund të ndihmoj ekipin tim”-deklaroi Gabriel.

Related Articles

Back to top button
Close
Close