LajmeMaqedoniTopLajm

Fytyra evropiane e Tetovës, protestuesit pastruan sheshin pas protestës (Foto)

Sot mijëra qytetarë protestuan në sheshin e Tetovës kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga Këshilli i protestës kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës deri tek Kuvendi u dhanë afat prej 10 ditëve Kuvendit, Qeverisë, KRRR-së dhe EVN-së që të plotësojnë kërkesat e parashtruara. Përndryshe organizatorët thanë se prot*esta do të rad*ikalizohet. Pro*testa e radhës u planifikua për të enjten e ardhshme. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-s çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19. Ajo që la përshtypje ishte pastrimi i sheshit pas protestës, që tregoi vetëdijen e lartë të protestuesve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close