
Në ndeshjen e parë të xhiros së katër në Ligën e Parë të Futbollit, sot në Shkup në Stadiumin e FFM-së, Vardari dhe Shkëndija ndanë pikët duke luajtur barazim 1:1.
Sa i përket rezultatit, gjithcka ndodhi në 25 minutat e para të ndeshjes.
Të parët avancuan “tetovarët” në minutën e 21-të me golin e shënuar nga R.Ramadani, kurse vendasit barazuan në minutën e 25-të, përmes Spahiut.
Të shtunën me fillim në ora 15:00 zhvillohen ndeshjet tjera të xhiros së 24-të ku takohen;
Besa 1976 – Struga TL, Shkupi – Pelisteri, Tikveshi – Gostivari, Voska Sport – Rabotniçki dhe AP Brera – Sileksi.


