
Spitali i gostivarit informon për investime kapitale dhe furnizim me aparaturë të re mjekësore.
” Kësaj radhe investimet kapitale kapin vlerën e rreth 13.500.000 den (220.000 eur).
Sot kemi nderin dhe kënaqësinë të ju informojmë se nga të ardhurat vetanake të buxhetit të spitalit dhe nga kontaktet dhe takimet e vazhdueshme që ka pasur drejtori i spitalit Dr.Jakup Jakupi me përfaqësues të ambasadës Japoneze, kompanive private dhe kompanisë së mirënjohur në vendin tonë EKOLOG sot arritëm të lëshojmë në përdorim katër aparate mjekësore të sofistikuara dhe një auto ambulancë me të gjitha paisjet e nevojshme mjeksore:
EHO APARAT për inçizimin e:
- Zemrës,
- Tiroides,
- Abdomenit
- Kardiografi
- Karotideve dhe
- Enëve të gjakut – dopler të ekstremiteteve
Aparat i Rentgenit i lëvizshëm – multifunksional, i cili sot u lëshua në përdorim në repartin e urgjencës pas një kërkese të kahmotshme të të punsuarve që pacientët që pranohen në urgjencë në të njejtën kohë të ju kryhen edhe shërbimet e RTG-së pa pasur nevojë të shkojnë deri në repartin e Rentgenit.
EHO APARAT për ingjizimin e:
- Sinuseve dhe
- Endoskop i kombinuar me sonde fleksibile dhe rigide per egzaminim të rrugëve të sipërme respiratore – shërbime mjeksore që do të fillojnë të jepen për herë të parë në repartin e ORL-së dhe këto shërbime do të ndikojnë që të ardhurat vetanake të spitalit nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësorë të rriten.
APARAT DIGJITAL I RENTGENIT – donacion nga Ambasada e Japonisë,
AUTO AMBULANCË me të gjitha paisjet e nevojshme mjeksorë – donacion nga kompania EKOLOG”, njoftojnë nga Spitali i Gostivarit



