LajmeMaqedoniTopLajm

Ftesa e Bekim Sali ironike, Panovski dhe Markovski refuzojnë të bëhen pjesë e KSN-së

Ironike i duket ftesa publike e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali epidemiologut Nikolla Panovski që ky i fundit të bëhet pjesë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Siç ka deklaruar Panovski për Kanal 5, dihet se si veprohet në këto raste: bisedohet dhe më pas publikohet.

“Dihet se cila është mënyra për këtë: në fillim bisedohet dhe më pas publikohet. Në Fejsbuk ai mund të shkruajë çfarë të dojë”, tha Panovski, përcjell TV21.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Velo Markovski. Potencon se është joserioze që të ftohen ekspertë nëpërmjet Facebook-ut. Vlerëson se KSN ka rol këshillëdhënës dhe nuk ka ndonjë ndikim.

Ndërkaq Dragan Danillovski kohë më parë ka shprehur qëndrimin e tij se nuk ka qëllim të bëhet pjesë e KSN-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close