LajmeRajon

FSK do të ketë buxhet mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë pritet ta ketë buxhetin e saj në vlerë mbi 100 milionë euro.

Kjo u bë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre në ‘facebook’.

Postimi i plotë 

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro.

Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close