
Modelja Jori Delli duket se është banorja e cila po shijon më së shumti eksperiencën në shtëpinë e Big Brother Vip, duke u bërë pjesë e shumë prej lojërave dhe rrengjeve për banorët e tjerë.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka përgatitur një rreng për moderatorin Ronaldo Sharka, i cili nuk është pritur shumë mirë prej tij, pasi është trembur prej saj.
“Jori, o Jori…”, dëgjohet në video Sharka, ndërsa të gjithë banorët e tjerë janë përfshirë në të qeshura, kur u kuptua se e gjithë kjo situatë ishte një rreng nga ana e Jorit.



