BotaLajme

Francë, kreu i ri i partisë së esktremit të djathtë kërkon masa ‘drastike’ për imigracionin

Aktivistët kundër racizmit, udhëheqësit e sindikatave dhe politikanë protestuan të shtunën pranë kundër partisë së ekstremit të djathtë “Rassemblement National” (RN) duke denoncuar atë që shumë e shohin si një pranim heshturazi të pikëpamjeve të saj ksenofobike.

Yeliz Alkac, 30 vjeçe, tha se po demonstronte për të mbështetur njerëzit që përballen me racizëm të vazhdueshëm në Francë.  Ajo e përshkroi tronditjen që debati në parlament që denigronte emigrantët afrikanë u pa si “normal” nga disa në Francë.

“Fakti që “Rassemblement National” (RN) ka 89 ligjvënës në Asamblenë Kombëtare është një sinjal i fortë. Duhet të jetë një paralajmërim sesi ekstremi i djathtë po ecën fuqishëm,” tha ajo.

Në fjalimin e tij të shtunën, Jordan Bardella, kreu i ri i “Rassemblement National” (RN),  mbrojti ligjvënësin e partisë, i cili u pezullua për shkak të vërejtjes, duke e konsideruar viktimë të një “gjuetie njerëzore”.

Bardella përshkroi rrënjët prej emigrantësh italianë të familjes së tij dhe krenarinë që u bë francez, por e bëri të qartë se jo të gjithë të huajt janë të mirëpritur.

“Franca nuk duhet të bëhet hoteli i botës”, tha ai, duke bërë thirrje për kufizime “drastike” mbi emigracionin.

Bardella kishte qenë presidenti i përkohshëm i “Rassemblement National” (RN) që kur Le Pen hyri në garën presidenciale vitin e kaluar.

Ai mundi figurën me peshë në parti, Louis Aliot, 53 vjeç, i cili kishte argumentuar se ajo duhet të riformësohet për të qenë më e pranueshme.

“Zgjedhja e Bardelës duket si një shtysë e re,” tha anëtarja e partisë Marie Audinette, 23 vjeçe. “Ai mishëron rininë.”

Audinette, e cila u rrit në një lagje të klasës punëtore në Bordo, tha se vendi i saj “po mbaronte”, duke përmendur përkeqësimin e shërbimeve publike që luftuan për të përballuar pandeminë COVID-19. Ajo gjithashtu përshkroi “një ndryshim të qartë të popullsisë” në Bordo.

Disa mbështetës të së djathtës ekstreme në Francë i referohen gjithnjë e më shumë teorisë së rreme të konspiracionit të “zëvendësimit të madh” se popullatat e vendeve perëndimore po pushtohen qëllimisht nga emigrantë jo të bardhë dhe jo të krishterë.

Por, ky pretendim, i propaganduar nga supremacistët e bardhë, ka frymëzuar sulme vdekjeprurëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close