
Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Tetovë ka ndezur motorët te rinia e saj ku sonte kanë zgjedhur edhe katër nënkryetar të nëndegëve të Forumit Rinor të BDI-së në Tetovë ku sonte u zgjodhën: Berin Mustafi në KV Teqe, Armend Hamidi në KV Bregu i Diellit, Edin Zeqiri në KV Migjeni dhe Albert Kasemi në KV Reçicë e Vogël 2, janë kryetarët e rinj të zgjedhur sonte nëpër forumet rinore të këshillave vendorë të BDI-së, dega Tetovë, shkruan Top24
Kryetari i degës së BDI-së, njëherit sekretar i përgjithshëm i BDI-së ka shkruar se “Katër kryetarëve të rinj ju urojmë sukses në kryerjen e detyrave të reja dhe ju garantojmë mbështetje të plotë nga të gjitha strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim. I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent dhe janë angazhuar gjatë tërë kësaj periudhe të procesit zgjedhor në forumin rinor.”



